Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Celibashi ndan udhëzime për emigrantët që do të votojnë jashtë: Çfarë duhet të keni parasysh nëse numri personal del "Jo i saktë"

Më tej Celibashi sqaron se numri personal hapet me gërmë të madhe, ndiqet nga 8 shifra dhe mbyllet sërish me gërmë të madhe. Gjithashtu kreu i KQZ, bën apel që votuesit numrat personalë të të cilëve perfundojnë me shkronje e madhe "O" të mos ngatërrohen me numrin zero "0".

31 Janar 2025, 20:39 Nga B.Z
Zgjedhjet e 11 Majit/ Celibashi ndan udhëzime për emigrantët
Ilirjan Celibashi

TIRANË - Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ndarë disa udhëzime në lidhje me procesin e votimit për të gjithë emigrantët që do të votojnë jashtë vendit më 11 Maj.

Në një postim në rrjete sociale, Celibashi shkruan se kur numri personal del "Jo i saktë" ose "I pavlefshëm", votuesi duhet të sigurohet që numri personal të fillojë me shkronjë të madhe dhe të mbarojë me shkronjë të madhe dhe të ketë 10 karaktere.

Më tej Celibashi sqaron se numri personal duhet të hapet me gërmë të madhe, ndiqet nga 8 shifra dhe mbyllet sërish me gërmë të madhe. Gjithashtu kreu i KQZ, bën thirrje për të gjithë votuesit numrat personalë të të cilëve perfundojnë me shkronjën e madhe "O" të mos ngatërrohen me numrin zero "0".

Njoftimi i Celibashit:

Këshilla Me Rëndësi Për Aplikimin në PER Si Votues nga Jashtë - Kur Numri Personal ju del 'Jo i Saktë' ose 'I Pavlefshëm'
Çfarë duhet të bëni? Lexoni në vijim dhe shpërndajeni për miqtë tuaj!
Sigurohuni që numri personal të fillojë me shkronjë të madhe dhe të mbarojë me shkrojnë të madhe dhe të ketë 10 karaktere. Numri personal hapet me gërmë kapitale - ndiqet nga 8 shifra - mbyllet me gërmë kapitale.
Numri personal ndodhet poshtë në të djathtë të pasaportës ose letërnjoftimit tuaj.
Bëni Kujdes! Numrat personalë që perfundojnë me shkronje e madhe "O" të mos ngatërrohen me numrin zero "0".

Sondazh

Poll