Politike

Kuvendi "rikthen" Avokatin e Popullit, më 13 shkurt kandidaturat hidhen në votim

7 kandidatët për Avokat Populli që kanë kaluar filtrin e Komisionit të Ligjeve dhe kanë marrë firmat mbështetëse të deputetëve, do të mësojnë më 13 shkurt nëse ndonjëri do të zgjidhet.

31 Janar 2025, 17:47 Nga M.B
Kuvendi "rikthen" Avokatin e Popullit, më 13 shkurt kandidaturat
Foto ilustruese

TIRANA- Procesi për zgjedhjen e avokatit të popullit i cili mbeti peng i dialogut politik që nga qershori i vitit 2023 do të rinisë pasi Kuvendi e ka vendosur t’i hedhë në votim kandidaturat seancën e 13 shkurtit. 7 kandidatët për Avokat Populli që kanë kaluar filtrin e Komisionit të Ligjeve dhe kanë marrë firmat mbështetëse të deputetëve, do të mësojnë më 13 shkurt nëse ndonjëri do të zgjidhet në këtë post.

Emrat janë mbështetur me firma vetëm nga opozita ndërsa që një prej tyre të zgjidhet, duhen 84 vota. Në vitin 2023, në seancë plenare, Rama nuk pranoi të votonte një prej emrave të sjellë nga PD, me argumentin se “nuk do të votonte një avokat partie”. 

Kandidatët:

Bledar Dervishaj,

Vitore Tusha, 

Tartar Bazaj,

Besim Ndregjoni, 

Dardan Mustafaj, 

Edison Frangu,

Erald Aga.

avokati i popullit

Sondazh

Poll