Politike

Parku i Butrintit/ Rama ironizon opozitën: Thonë se kemi përfituar para! Na kanë vënë mbrapa një kanarinë që na këndon...

Opozita ka akuzuar qeverinë se po e jep me koncesion edhe parkun e Butrintit duke mos bërë transparente kontratën, ndërsa kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë këto akuza sot me ironi, duke i quajtur si "shpifje".

31 Janar 2025, 18:11 Nga B.Z
Parku i Butrintit/ Rama ironizon opozitën: Thonë se kemi
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e platformës "Plug and Play", është ndalur edhe te çështja "Butrinti", teksa nuk i ka kursyer ironitë kundrejt opozitës. 

Opozita ka akuzuar qeverinë se po e jep me koncesion edhe parkun e Butrintit duke mos bërë transparente kontratën. Ndaj lidhur me këtë kryeministri Rama tha me ton ironik se opozita pretendon se qeveria ka përfituar shumë para nga Butrinti dhe se, sipas tyre, mazhoranca nuk di se ku t’i çojë, ndaj ato para “hidhen” për “ca lodra si Plug and Play dhe të tjera”.

Rama: Çelim dyert e një parku teknologjik për që do të mirëpresë start up-et apo kompanitë që funksionojnë në botën digjitale. Që tani kanë filluar interesim nga kompanitë që të vendosen në atë park, që është mes Tiranës dhe Durrësit. Kanë bërë kërkesë kompani nga e gjithë bota edhe nga SHBA. Nëse do shikoni në internet parkun arkeologjik, historinë mos u nisni atje se nuk ka gjë, gjithçka është marrë dhe është vendosur diku. Dhe falë këtij fakti kemi përfituar shumë para që nuk dimë ku ti çojmë dhe i hedhim kot për këto lodrat plug and play. Këtë mbajeni për vete ju lutem sepse na kanë vënë mbrapa një kanarinë që na këndon sa herë na sheh.

edi rama

Sondazh

Poll