Politike

Përfundoi mandatin si i dërguari i BE-së për dialogun, Lajçak: Kosova e Serbia mund të jenë krenare për Marrëveshjen e Ohrit

Me anë të një postimi në platformën "X", Lajçak e ka përshkruar periudhën e detyrës si mision sfidues, por të shpërblyer, duke vënë në dukje rëndësinë e arritjeve në këtë proces, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit në mars të vitit të kaluar.

31 Janar 2025, 19:17 Nga M.B
Përfundoi mandatin si i dërguari i BE-së për dialogun,
Miroslav Lajçak

KOSOVA- Miroslav Lajçak ka përfunduar zyrtarisht mandatin pas thuajse 5 vitesh si i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, duke ia dorëzuar detyrën pasardhësit të tij, diplomatit danez Peter Sorensen.

Me anë të një postimi në platformën "X", Lajçak e ka përshkruar periudhën e detyrës si mision sfidues, por të shpërblyer, duke vënë në dukje rëndësinë e arritjeve në këtë proces, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit në mars të vitit të kaluar. Sipas tij, si Kosova ashtu edhe Serbia mund të jenë krenare për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit.

“Pas 4 vjetësh e 10 muajsh si lehtësues i dialogut i Bashkimit Evropian, zyrtarisht po ia dorëzoj detyrën pasardhësit tim, Peter Sorensen. Ka qenë mision sfidues, por i shpërblyer, dhe si Kosova ashtu edhe Serbia mund të jenë krenare për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Lajçak.

miroslav lajçak

Sondazh

Poll