Politike

Dule dhe Beleri u penguan të takonin Metën në burg? SPAK: Deputetët nuk kanë nevojë për autorizim nga ne, miratimi jepet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Në reagimin e SPAK thuhet se  bazuar në nenin 51 të ligjit nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, vizitat e deputetëve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale nuk kërkojnë autorizim nga Prokuroria, por janë në kompetencë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

31 Janar 2025, 15:48 Nga M.B
Dule dhe Beleri u penguan të takonin Metën në burg? SPAK:
Vangjel Dule dhe Fredi Beleri

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas akuzave të Partisë së Lirisë për ndalimin e eurodeputetit Fredi Beleri dhe kryetarit të PBDNJ, Vangjel Dule, nga takimi me presidentin e PL-së, Ilir Metën në burgun 313 në Tiranë.

Në reagimin e SPAK thuhet se bazuar në nenin 51 të ligjit nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, vizitat e deputetëve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale nuk kërkojnë autorizim nga Prokuroria, por janë në kompetencë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Sipas SPAK deri në orën 15:15 të dt.31.01.2025, në protokollin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga Beleri dhe Vangjel Dule për të takuar ndonjë të paraburgosur.

Reagimi i plotë i SPAK:

Në bazë të nenit 51 të ligjit nr.81 të vitit 2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen nga deputetë, pa autorizimin paraprak të Prokurorit. Në këtë rast, miratimi jepet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Deri në orën 15:15 të dt.31.01.2025, në protokollin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga shtetasit Alfred Beleri dhe Vangjel Dule për të takuar ndonjë të paraburgosur.

spak vagjel dule fredi beleri

Sondazh

Poll