Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Bylykbashi dhe Kaso takim me Prokurorin Çela: Prokuroria të marrë masa për parandalimin e krimeve zgjedhore!

Bylykbashi është shprehur se PD ka kërkuar që prokuroria të ketë një plan masash të detajuar për parandalimin e shit-blerjes së votës dhe korrupsionit zgjedhor. Bylykbashi është shprehur më tej se sipas tij nëse do ketë masa efektive sigurisht që edhe shume veta do te jenë të prirur që të ndalen e te mos bëjnë krime zgjedhore që kanë në bazë pandëshkueshmërinë”,

31 Janar 2025, 15:29 Nga B.Z
Zgjedhjet e 11 Majit/ Bylykbashi dhe Kaso takim me Prokurorin Çela:
Oerd Bylykbashi

TIRANË - Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Drejtuesi i Partisë për Korçën, Ivi Kaso, kanë zhvilluar këtë të premte një takim me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela. Mësohet se gjatë takimit është diskutuar për zgjedhjet e 11 Majit, ku përfaqësuesit e PD kanë kërkuar që Prokuroria e Përgjithshme të marrë masa për të parandaluar krimet elektorale në zgjedhje.

Bylykbashi është shprehur se PD ka kërkuar që prokuroria të ketë një plan masash të detajuar për parandalimin e shit-blerjes së votës dhe korrupsionit zgjedhor. Bylykbashi është shprehur më tej se sipas tij nëse do ketë masa efektive shumë persona do të jenë të prirur që të ndalen e te mos bëjnë krime zgjedhore që kanë në bazë pandëshkueshmërinë.

“Kishim në fokus një nga aspektet më të rënda që sot ndodh. Përdorimin masiv të shtetit. Shteti elektoral i cili ka një numër veprash penale në kodin zgjedhor dhe Prokurori i Përgjithshëm është ai që është në krye të këtij sistemi prokurorie që i ndjek këto çështje. Sigurisht që është edhe shitblerja e votës, korrupsioni zgjedhor që është e SPAK por dominancën e çeshtjeve e mbulon kjo prokurori. Ne kërkuam që prokuroria të këtë një plan masash, të qartë të detajuar, tani, pa vonese në mënyrë që të kemi një veprim efikas dhe të mos mbetet në aspektet deklarative aq më shumë pas zgjedhjeve. Ne jemi të qartë që kuadri ligjor i jep mundësi të mëdha sistemit të prokurorisë për të goditur paraprakisht krimin zgjedhor si atë që po ndodhë me shtetin këtu edhe me atë në diasporë. Eshtë koha e ndërhyrjeve të drejtepërdrejta nga prokuroria. Nëse do ketë masa efektive sigurisht që edhe shume veta do te jenë të prirur që të ndalen e te mos bëjnë krime zgjedhore që kanë në bazë pandëshkueshmërinë”, – u shpreh Bylykbashi.

bylykbashi pd spak

Sondazh

Poll