Politike

Sherr mes socialistëve, Ulsi Manjës i ngelet qejfi nga Safet Gjici dhe braktis takimin, Rama ndërhyn për t’i qetësuar

11 Mars 2019, 14:20 Nga DOSJA
Sherr mes socialistëve, Ulsi Manjës i ngelet qejfi nga Safet Gjici dhe

TIRANË-Ditën e sotme, një takim interesant u zhvillua mes qeverisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Në këtë takim, morën pjesë disa ministra të qeverisë Rama, si edhe përfaqësuesë të PS. Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve, tha se në ndryshimet e Kodit Penal mund të futen edhe dhuna në ambientet sportive. Por kjo duket se nuk i ka pëlqyer Gjicit, i cili tha se sot ishin mbledhur për të folur për futbollin. Pas kësaj, Manja është larguar dhe ka ndërhyrë Rama për t’i zbutur.

Ulsi Manja: Nëse do të harmonizohemi shpejt mund t’i bëjmë pjesë e ndryshimeve të Kodit Penal edhe këto ndryshime për dhunën në ambientet sportive. Në nivel parlamentar jemi gati t’i bëjmë këto ndryshime sa më shpejt.

Safet Gjici: Në fakt, është hera e parë që një kryeministër ulet me aktorët e futbollit. S’kam parë unë të paktën. Ajo që tha Ulsi na u duk pak shumë e ekzagjeruar, sepse nuk mund të futet futbolli në atë projekt. Ne kemi ardhur sot të flasim me futbollin. Vetëm po them një gjë. Dhuna në futboll, na kanë marrë në qafë këta palo tifozë dhe s’kemi mundur dot që të bëjmë përpara.

Edi Rama: E kam fjalën pse iku kryetari i Komisionit se e keqkuptuat. Kodi Penal nuk është si Kodi i zakonshëm, ajo që tha është koicidencë. Kjo nuk është mbrojtja e kafshëve, por mbrojtja nga kafshët. Për ata që ngatërrojnë barin me futbollin.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna ne stadime edi rama safet gjici takimi fshf-qeveri ulsi manja dhuna ne stadime edi rama safet gjici takimi fshf-qeveri ulsi manja

Sondazh

Poll