Politike

Shembja e banesës tek Petro Nini/ Rama: S’kam asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave

11 Mars 2019, 13:53 Nga DOSJA
Shembja e banesës tek Petro Nini/ Rama: S’kam asnjë fuqi mbi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, lidhur me situatën e krijuar pranë gjimnazit ‘Petro Nini’, ku Policia dhe Përmbaruesit po tentojnë për të nxjerrë nga shtëpia 4 familje, ka bërë dy reagime njëra pas tjetrës. 

Me anë postimeve në rrjetet sociale Rama shprehet se pamjet e raportuara janë të trishtueshme, por ai nuk ka asnjë fuqi.

“Të trishtueshme pamjet nga rruga e shtëpisë ku kërkohet ekzekutimi i një vendimi gjyqi të formës së prerë. Por e trishtueshme edhe se si Kazani i përzien gjërat pa lidhje!Qeveria s’ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave dhe policia e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet Përmbarimit”, – shkruan Rama në Twitter. 

Më tej Rama teksa shpërndan postimet e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, shkruan se e vërteta është vetëm konflikti mes dy familjeve, të tjerat janë gënjeshtra. 

“Nuk kanë asnjë faj ata që irritohen duke parë në kanale a në portale, skena si ato sot tek rruga e “Petro Ninit”, përderisa kazanët thonë gjithçka përveç të VERTETES?Jo do prishet shtëpia, jo do bëhet pallat, jo qeveria nxjerr jashtë banorët me policë, jo më the e jo të thashë…?Gënjeshtra pas gënjeshtrash, ndërkohë që e vërteta është shumë e thjeshtë: 
Janë dy palë familje në konflikt dhe njëra palë ka fituar gjyqin, pala tjetër e ka humbur! Përmbarimi kërkon të ekzekutojë vendimin dhe policia e ka detyrim ligjor ta mbështesë ekzekutimin e një vendimi të formës së prerë, kur i kërkohet nga Përmbarimi. Për më shumë, ministri i brendshëm ka folur qartë e saktë, po ashtu edhe kryetari i bashkisë TR. Llafet e tjera janë fukarallëk mediatik e politik”, shkruan Rama në Instagram.  

Kujtojmë se prej rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm, banorët e 4 familjeve të një banese 2 katëshe, janë përplasur me Policinë e Shtetit dhe Përmbarimin, të cilët kërkojnë që të zbatojnë vendimin e gjykatës. (Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama prishja e banesës tek petro nini s'kam asnjë fuqi edi rama prishja e banesës tek petro nini s'kam asnjë fuqi

Sondazh

Poll