Politike

Dialogu Prishtinë-Beograd/ Isa Mustafa: Vendi në bllokadë, duhet të shkojmë në zgjedhje

11 Mars 2019, 13:07 Nga DOSJA
Dialogu Prishtinë-Beograd/ Isa Mustafa: Vendi në bllokadë, duhet

Prishtinë- Kryetari i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur se vendi ndodhet në bllokadë e qeveria nuk po merret me interesat e qytetarëve, e për këtë ai tha se duhet që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Mustafa zgjodhi përvjetorin e 29-të Forumit të Gruas që të flasë për zgjedhjet e reja, ndërsa shtoi se pjesëmarrja e grave në institucione është meritë e LDK-së.

“Vet fakti që ne jemi në një bllokadë qeverisëse të vendit, tregon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Nuk do të ishte e drejtë që të kthehemi në histori dhe të flasim për rolin e gruas sepse ky rol po përmirësohet në vazhdimësi.Tani gruan e kemi gjithkund dhe të rinjtë i kemi gjithkund. Edhe në Kuvend edhe në Komuna ata po bëjnë një punë të shkëlqyer dhe kjo është meritë e LDK-së. Gjithashtu edhe të rinjtë i kemi aktiv në çdo sferë. Kjo për shkak se ne si LDK kur kemi qeverisë asnjëherë nuk kemi praktiku që ti segmentojmë interesat e qytetarëve.Kosovës i nevojitet një orientim i tillë dhe pa një të tillë ne nuk mund të shkojmë përpara. Ne ja kemi bërë me dije edhe Qeverisë aktuale që duhet ta ndërrojë qasjen e saj”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa sot Prishtina zyrtare është vizituar nga Jan Heker, këshilltari më i rëndësishëm për Politika të Jashtme i kancelares gjermane, si dhe këshilltari i saj për Ballkan, Matias Litenberg.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike isa mustafa kosova të shkojë në zgjedhje qeverisja në bllokadë isa mustafa kosova të shkojë në zgjedhje qeverisja në bllokadë

Sondazh

Poll