Sport

FOTO/Bie miti Ibrahimovic, tifozët e Malmos hakmėrren dhe rrëzojnë statujën

5 Janar 2020, 13:26 Nga DOSJA
FOTO/Bie miti Ibrahimovic, tifozët e Malmos hakmėrren dhe

Suedi- Në Malmoe të Suedisë nuk do të ketë më vend për Zlatan Ibrahimovic, disa javë më parë futbollisti suedez u nderua me një statujë nga tifozët dhe klubi i Malmos por vendimi i 38 vjeçarit për të investuar si bashkëpronar te rivali kryesor Hammarby,solli pakënaqësi te tifozët e Malmos. Fansat e ish-klubit të tij në fillimet si futbollist, i kanë sulmuar në mënyrë të vazhdueshme statujën.

 

 

Pak ditë më parë, statujës së sulmuesit iu vu flaka dhe vetëm pak ditë më vonë iu thye edhe hunda. Sikur të mos mjaftonte kjo, tifozët kanë sulmuar sërish statujën dhe tashmë e kanë hedhur përfundimisht në tokë, duke treguar se sulmuesi suedez nuk ka më vend në ekipin e tyre.
Të gjitha këto veprime, shprehin pakënaqësitë që tifozët kanë me Ibrahimoviç për vendimin që ka marrë. Kujtojmë që në shtëpinë e Ibrahimoviç në Suedi, pak ditë më parë u vunë edhe disa pankarta “Juda, Prehu në Paqe” dhe u komentua si një skandal.

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bie miti ibrahimovic zlatan ibrahimovic bie miti ibrahimovic zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll