Sport

VIDEO/ Derbi i Katalonjës, Barcelona dhe Messi në hije, Espanjolin e nderon një kinez

4 Janar 2020, 22:29 Nga DOSJA
VIDEO/ Derbi i Katalonjës, Barcelona dhe Messi në hije, Espanjolin e

SPANJË- Barcelona e ka nisur vitin 2020 me derbin e Katalonjës përballë Espanyol, aty ku nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim me shifrat 2-2.

U mendua se do ishte një 90 minutësh i lehtë për katalanasit por nuk qëlloi kështu. Ndeshja nisi keq për ekipin e Valverdes ku e panë veten në disavantazh që në minutën e 23-të,aty ku David Lopez kaloi Espanyol në avantazh dhe ky gol i shënuar mjaftoi në pjesën e parë.

Nëtë dytën, tekniku Valverde bëri lëvizjen e parë duke larguar nga fusha Rakitiç dhe vendin e tij e mori Arturo Vidal. Vetëm 5 minuta pas fillimit të së dytës, Suarez barazoi rezultatin me një gol mjaft të bukur. Për të kaluar Barçën në avantazh, mendoi Arturo Vidal në minutën e 59-të i cili shënoi me kokë.

Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt fundit, futbollisti nga Kina, Vu Lei shënoi në minutën e 88-të.Ai u aktivizua nga stoli dhe i dha skuadrës së tij një pikë në derbi. Nga ky barazim, përfitoi Real Madrid që tashmë e sheh sërish veten kryesues së bashku me Barcelonën, ku të dyja skuadrat kanë nga 40 pikë, 5 më shumë se Atletiko Madrid që sot mundi Levanten.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona derbi i katalunjes espanjol la liga barcelona derbi i katalunjes espanjol la liga

Sondazh

Poll