Politike

KQZ ju jep mandatin 6 kandidatëve, shkon në 10 numri i deputetëve të “Opozitës së Re” në parlament

11 Mars 2019, 08:09 Nga DOSJA
KQZ ju jep mandatin 6 kandidatëve, shkon në 10 numri i deputetëve

Tiranë- Ditën e sotme KQZ u dha mandatin 6 deputetëve të rinj të cilët pranuan mandatet e deputetëve, duke dalë kështu kundër vendimit të partive të tyre. 

6 kanidatët të cilët janë nga listat vijuese të PD-së dhe LSI-së pas marrjes së mandatit sot nga KQZ duhet të kryejnë betimin në parlament për të vijuar më tej punën si deputetë. 

Kandidatët që morën mandatin e deputetit sot: 

Lefter Maliqi-qarku Berat në vendin e Astrit Veliajt nga PD-ja.

Ligoraq Karamelo-qarku Korçë në vendin e Klevis Balliut nga PD-ja.

Majlinda Halili-qarku Tiranë në vendin e Gent Strazimirit nga PD-ja

Edlira Hyseni-qarku Durrës në vendin e Nora Malajt nga LSI-ja.

Ediola Braha-qarku Gjirokastër në vendin e Vangjel Tavos nga LSI-ja.

Elda Hoti-qarku Lezhë në vendin e Viktor Tushajt nga LSI-ja.

Theksojmë që me kalimin e tyre në Kuvend, shkon në 10 numri i deputetëve të rinj në Parlament, një numër i mjaftueshëm për të krijuar një grup parlamentar. 6 deputetët e rinj do të betohen në vend, më 13 mars në seancën plenare të rradhës. 

Në seancën e  fundit pleanare u betuan në kuvend si deputetë të rinj, Aurora Mara në qarkun e Dibrës, Ylli Shehu dhe Edmond Rrushaj në Tiranë dhe Enver Roshi në Elbasan pasi pranuan mandatet e deputetëve. Kandidatët e sipërpërmendurit ishin pjesë e listave të LSI-së. (Lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites ediola braha edlira hyseni elda hoti kqz lefter maliqi ligoraq karamelo majlinda halili- djegia e mandateve te opozites ediola braha edlira hyseni elda hoti kqz lefter maliqi ligoraq karamelo majlinda halili-

Sondazh

Poll