Sport

Champions League/ PSG nuk eliminohet të mërkurën, por gjasat për kualifikim zbehen

Para fillimit të kësaj dite të 7-të të Ligës së Kampionëve, një sërë rezultatesh shumë specifike mund ta kishin dënuar PSG-në në rast të humbjes ndaj Manchester Cityt të mërkurën. Por pas ndeshjeve të së martës, kjo mundësi nuk ekziston më, vetëm se shanset e parizienëve për t'u kualifikuar janë ulur, sipas përllogaritjeve të probabilitetit të matematicienit Julien Guyon.

22 Janar 2025, 08:00 Nga DOSJA

Champions League/ PSG nuk eliminohet të mërkurën, por gjasat

FRANCE - Me një kombinim prej dhjetë rezultatesh, PSG mund të ishte eliminuar këtë javë në rast të humbjes ndaj Manchester Cityt, këtë të mërkurë (21:00) në ditën e 7-të të fazës së Champions League. Por një nga rezultatet e së martës, e parandalon tani këtë skenar: Benfica humbi kundër FC Barcelona (4-5).

Megjithatë, lajmet nuk janë të gjitha të mira për parizienët. Me fitoret e Stuttgartit, PSV-së dhe barazimit të Brugges, probabiliteti i kualifikimit të kryeqytetasve francezë në play-off tani bie në 59% (ishte 67% para fillimit të ditës), sipas llogaritjeve të matematicienit Julien Guyon.

Mbi të gjitha, fitorja ndaj Manchester Cityt bëhet shumë e rëndësishme: probabiliteti i PSG-së për kualifikim është 85% në rast suksesi të mërkurën, krahasuar me vetëm 39% në rast barazimi dhe 33% në rast humbjeje.

Për kualifikimin, Bresti duhet të presë…

Stade Brestois nuk mund të kualifikohet më në fazën e 16-shes nga mbrëmja e kësaj të mërkure, siç ishte e mundur edhe të martën në mëngjes. Fitoret e Atalantës kundër Sturm Graz (5-0) dhe Atlético Madridit ndaj Leverkusenit (2-1) i pengojnë bretonët të kenë një epërsi të mjaftueshme para ditës së fundit. Cilido qoftë rezultati i tyre në Gelsenkirchen kundër Shakhtior Donetsk (18:45), vendimi do të vijë si rrjedhim kur ata të presin Real Madridin më 29 janar.

Por probabiliteti për të parë Brestin në “Top 8” është rritur ende këtë të martë falë humbjes së Dortmundit në Bologna, na thotë Julien Guyon, dhe tani është në 36%. Në detaje, bretonët kanë 66% shanse për të qenë në “Top 8” nëse mposhtin Shaktior, 26% me barazim dhe 8% në rast humbjeje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll