Sport

Lewis Hamilton për herë të parë vishet me të kuqe…dita e parë e tij në Maranello!

Ish-piloti i Mercedes ka vizituar fabrikën, ka takuar mekanikët dhe ka bërë provën e sediljes.

21 Janar 2025, 18:17 Nga DOSJA
Lewis Hamilton për herë të parë vishet me të

ITALI - Piloti britanik Lewis Hamilton ka vizituar dje për herë të parë Maranellon, “shtëpinë” e Ferrarit, makinë të cilën do të pilotojë këtë vit. 7 herë kampioni i botës në Formula 1 nuk i ka kursyer fjalët e ngrohta për “kokëkuqen”, duke pranuar se ka qenë një ëndërr për të pilotimi i një Ferrari.

 “I jam mirënjohës të gjithë atyre që mundësuan ardhjen time këtu. Jam entuziast për të nisur këtë epokë të re dhe të jem pjesë e kësaj familje. Do të punoj me një grup njerëzish të talentuar dhe të pasionuar, çka më stimulon shumë. Jam i vendosur për të arritur rezultate këtu”, tha Hamilton.

Ish-piloti i Mercedes ka vizituar fabrikën, ka takuar mekanikët dhe ka bërë provën e sediljes. Ndërkohë që të mërkurën pritet që ai të provojë në pistën e Fiorano makinën Ferrari (njëvendëshen e dy sezoneve më parë). Gjatë qëndrimit të tij ai ka përshëndetur e takuar edhe disa tifozë të Ferrari.

“Ka disa ditë që do t’i kujtosh gjithnjë dhe dita ime e parë si pilot i Ferrari është një prej tyre. Kam arritur shumë suksese, por gjithnjë kam ruajtur të fshehur ëndrrën për të pilotuar këtë makinë. Jam i lumtur që realizoj këtë ëndërr. Mezi pres të zbuloj historinë që do të shkruajmë së bashku”, tha Hamilton.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll