Sport

VIDEO / Atalanta shkatërron 5-0 Sturmin e Grazit dhe siguron “play-off”-in!

Fitore minimale e Monacos përballë Aston Villa-s, falë golit të Signo që në minutën e 8-të.

22 Janar 2025, 00:27 Nga DOSJA
VIDEO / Atalanta shkatërron 5-0 Sturmin e Grazit dhe siguron

ITALI - Në raundin e 7-të të fazës së grupeve të Champions League, Atalanta mposhti Sturm Graz me rezultatin e thellë 5-0 dhe, një ndeshje para fundit, siguroi matematikisht kualifikimin për në play-off.

Retegui hapi rezultatin në minutën e 12-të me një goditje të lehtë në portën e boshatisur, ndërsa "Dea" shpërtheu në pjesën e dytë me aktivizimin e Lookman dhe Cuadrados. Kolumbiani i dha asist Pasalic për golin e dytë (58'), më pas De Ketelaere zgjidhi një rrëmujë në zonë.

Në minutën e 90-të, Lookman shënoi golin e katërt me kokë, ndërsa në minutën e 94-t Brescianini vulosi rezultatin. Tani Atalanta do të luftojë për një vend në Top 8 në ndeshjen e fundit kundër Barcelonës. Austriakët janë matematikisht jashtë nga 24 skuadrat më të mira.

Fitore minimale e Monacos përballë Aston Villa-s, falë golit të Signo që në minutën e 8-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll