Sport

Rrahje, fyerje dhe konfuzion në tunelin e dhomës së zhveshjes në Da Luz: Raphinha “paguan” humbjen e Benficas...

Goli në minutën e 96-të i brazilianit, i cili ka luajtur për Sportingun në Portugali, ka acaruar lojtarët vendas.

22 Janar 2025, 07:30 Nga DOSJA

Rrahje, fyerje dhe konfuzion në tunelin e dhomës së zhveshjes

PORTUGALI - Alternimet, lojërat brilante, gabimet, penalltitë për të dyja skuadrat dhe besimi i verbër i Barçës për t'u rikthyer në një ndeshje që humbiste me dy gola deri në minutën e 78-të, nuk i mungoi asgjë, madje as një dozë e mirë tensioni kur arbitri  Makkelie i fryu bilbilit për fundin e ndeshjes.

Lojtarët e Benficas, të cilët kanë luftuar për t'u kualifikuar në fazën e 16-tave, e kanë shfryrë zhgënjimin e tyre me heroin e Barçës, Raphinha. Braziliani, MVP i ndeshjes falë golit të pestë dhe vendimtar, të cilin e shënoi në minutën e 96-të pas një kundërsulmi fantastic, teksa hynte në tunelin e dhomës së zhveshjes është fyer nga anëtarët e skuadrës portugeze.

Protokolli i Champions League parandalon shfaqjen e imazheve të dhunës, por tingulli i transmetimit na lejoi të dëgjonim momente e tensionit dhe goditjet që kërkonin  ndërhyrjen e policisë, derisa u vendos një kordon sigurie dhe anëtarët e delegacionit të Barcelonës morën brazilianin.

Vetë Raphina e shpjegoi mikrofonave të Movistar episodet e dhunës: "Unë jam një person që i respektoj të gjithë, por më kanë fyer dhe i kam kthyer ofendimet. Unë jam një person që nëse më respektojnë, i respektoj të gjithë, por nëse ata më fyen... Është normale të përfundojë një lojë si kjo, e nxehtë."

Rrahje, fyerje dhe konfuzion në tunelin e dhomës së zhveshjes

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll