Sport

Pas Maganit, largohet edhe Edi Martini, klubi i Teutës publikon vendimin!

Teuta bën me dije se tekniku i ri, do të prezantohet në ditët në vijim. Skuadra synon që të shpëtojë sezonin, teksa është në vendin e shtatë.

21 Janar 2025, 18:01 Nga DOSJA
Pas Maganit, largohet edhe Edi Martini, klubi i Teutës publikon vendimin!

DURRES - Edi Martini dhe Teuta kanë ndarë rrugët. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Teuta bën me dije se tekniku i ri, do të prezantohet në ditët në vijim. Skuadra synon që të shpëtojë sezonin, teksa është në vendin e shtatë.

Postimi:

Klubi i futbollit Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Gjatë këtij sezoni, Martini ka dhënë kontributin e tij në drejtimin e ekipit. E falënderojmë për punën dhe përkushtimin e tij dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Në ditët në vijim, do të zyrtarizohet trajneri i ri që do të drejtojë ekipin tonë në sfidat e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll