Sport

Murriqi drejt rikthimit tek Fenerbahçe, ja sa do t’i paguajnë ata Mallorcas!

30-vjeçari Muriqi, i cili ka kontratë me klubin e Mallorcas deri në vitin 2027, mund ta zëvendësojë sulmuesin Edin Dzekon, i cili do të largohet në fund të këtij edicioni.

21 Janar 2025, 18:24 Nga DOSJA
Murriqi drejt rikthimit tek Fenerbahçe, ja sa do t’i paguajnë

SPANJE - Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, vazhdon të kërkohet me ngulm nga gjiganti i Superligës turke, Fenerbahce, gjë që sipas mediave vendase është edhe dëshirë e lojtarit.

Të martën gazeta turke Aksam ka shkruar se Muriqi e dëshiron kthimin te skuadra e Fenerbahces. 30-vjeçari Muriqi, i cili ka kontratë me klubin e Mallorcas deri në vitin 2027, mund ta zëvendësojë sulmuesin Edin Dzekon, i cili do të largohet në fund të këtij edicioni.

Muriqi luajti për Fenerbahçen pesë vjet më parë, kur u shit te Lazio pas një sezoni shumë të mirë. Fenerbahce është i gatshëm t’ia paguajë Mallorcas plot 9 milionë euro për shërbimet e Muriqit.

“Ai është super i lumtur, nuk shkon te Fenerbahce” - trajneri i Mallorcas i bindur për Muriqin. Lojtari I përfaqësueses së Kosovës në rast të transferimit te Fenerbahçe pritet të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare.

Këtë edicion Muriqi ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 2 asiste me fanellën e Mallorcas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll