Sport

VIDEO / Barcelona bën mrekullinë, përmbys Benficën dhe kualifikohet!

Në ndeshjet e tjera Liverpooli vijoi ecurine perfekte duke mposhtur 2-1 Lille, Bologna përmbys 2-1 Dortmundin, Atletico fiton po 2-1 me Leverkusenin, ndërsa Club Bruge – Juventus ishte ndeshja e vetme pa gola.

21 Janar 2025, 23:16 Nga DOSJA
VIDEO / Barcelona bën mrekullinë, përmbys Benficën dhe

PORTUGALI - Fitore e pabesueshme e Barcelonës 4-5 në fushën e Benfikës, kur për pjesëm më të madhe të kohës vendësit kryesuan me dy gola diferencën.

Vendësit realizuan që në minutën e 2-të dhe kryesuan 4-2 deri në minutën e 78-të, por pikërisht në fundin e sfidës ‘blaugranat’ realizuan tri herë me Lewandowskin, Eric Garcian dhe Raphinhan. Me këtë fitore Barcelona siguron kualifikimin mes tetë ekipeve më të mirë.

Nis me spektakël përballja e ‘Da Luz’ mes Benficës dhe Barcelonës. Pa u mbyllur minuta e 2-të e ndeshjes, mbrojtja katalane kapet në befasi dhe ndëshkohet nga Pavlidis me një goditje të saktë brenda zonës, 1-0.

Zgjat rreth 10 minuta epërsia e vendasve: Lewandowski shndërron në gol një 11-metërsh. Tjetër gol në “Da Luz”: rikthejnë epërsinë vendësit me Pavlidis në minutën e 22-të. 

Pas shumë përpjekjesh, Raphinha shkurton diferencën në 3-2, rihapet ndeshjen. Mirëpo katër minuta më vonë Araujo realizon autogol, me rezultatin që shkon 4-2. Barcelona nuk i dorëzua dhe në fund realizoi tre gola me Lewandowskin (11-metërsh), Eric Garcian dhe Raphinhan.

Në ndeshjet e tjera Liverpooli vijoi ecurine perfekte duke mposhtur 2-1 Lille, Bologna përmbys 2-1 Dortmundin, Atletico fiton po 2-1 me Leverkusenin, ndërsa Club Brugge - Juventus ishte ndeshja e vetme pa gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll