Sport

VIDEO / Tifozët tentojnë të “blejnë” arbitrin gjatë ndeshjes!

Gjatë rishikimit të këtij episodi, një tifoz i skuadrës vendase, u pa në kamera duke i ofruar Taylor kartën e tij të kreditit për të mos e anulluar golin. Nga ana tjetër personi pranë tij e bënte lëvizjen karakteristike me gishta, sikur i thoshte nëse kishte nevojë për para.

20 Janar 2025, 00:13 Nga DOSJA
VIDEO / Tifozët tentojnë të “blejnë” arbitrin

ANGLI - Një tjetër skenë virale ka ndodhur në Premier Ligën e këtij viti, në ndeshjen Nottingham Forest - Southampton. Rezultati ishte 3-1, ishte minuta e 64' kur Milenkoviç dërgoi topin me kokë në rrjetë. Arbitri fillimisht ndaloi lojën por pastaj mendoi se gjithçka ishte e rregullt, por Varistas e sinjalizoi atë të shihte lëvizjen pasi Wood po ndikonte në aksion.

Gjatë rishikimit të këtij episodi, një tifoz i skuadrës vendase, u pa në kamera duke i ofruar Taylor kartën e tij të kreditit për të mos e anulluar golin. Nga ana tjetër personi pranë tij e bënte lëvizjen karakteristike me gishta, sikur i thoshte nëse kishte nevojë për para.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SPORTbible (@sportbible)

Fatkeqësisht për dy miqtë e Nottingham Forest, goli u anulua pasi Wood u konsiderua se po ndërhynte në aksion. Skuadra vendase nuk kishte nevojë për atë gol në fund pasi arriti ta mundte Southampton 3-2 dhe duke vazhduar ecurinë e tyre pozitive ligë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll