Sport

VIDEO / Interi rikthehet tek fitorja dhe i afrohen me 3 pikë Napolit!

Interi u rikthye te fitorja në Serinë A, teksa mposhti Empolin me rezultatin 3-1 në duelin e vlefshëm për javën e 21-të të Serisë A.

19 Janar 2025, 23:03 Nga DOSJA
VIDEO / Interi rikthehet tek fitorja dhe i afrohen me 3 pikë Napolit!

ITALI - Interi u rikthye te fitorja në Serinë A, teksa mposhti Empolin me rezultatin 3-1 në duelin e vlefshëm për javën e 21-të të Serisë A. Zikaltrit ngushtuan diferencën me kryesuesit e Napolit me 3 pikë, me skuadrën e Inzagit që ka 1 ndeshje më pak. 

Vlen të theksohet fakti se mbrëmjen e sotme protagonist ishte mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, i cili u aktivizua titullar, teksa në minutën e 79-të, asistoi nga goditja e këndit për Dumfris që shënoi golin e dytë, ndërkohë që Lautaro Martinez në minutën e 55-të, zhbllokoi sfidën.

Miqtë nga Empoli provuan të rihapnin takimin me Sebastiano Esposito, ndërkohë që për të “vulosur” sfidën mendoi Turam në minutën e 89-të. Duelin e radhës Interi do e luajë në transfertë ndaj Leçes. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll