Sport

VIDEO / Reali i Madridit bën poker ndaj Las Palmas dhe merr kreun!

Pas kësaj fitoreje, Reali merr vendin e parë në La Liga me 46 pikë, dy më shumë se Atletico Madrid dhe 7 pikë më shumë se Barcelona. Ndërkohë Las Palmas renditet në vendin e 14-të me 22 pikë.

19 Janar 2025, 18:34 Nga DOSJA
VIDEO / Reali i Madridit bën poker ndaj Las Palmas dhe merr kreun!

SPANJE - Real Madridi ka lënë pas zhgënjimin në finalen e Superkupës të Spanjës ndaj Barcelonës dhe ka fituar pasditen e sotme 4-1 ndaj Las Palmas, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të në La Liga. Edhe pse miqtë shënuan që në minutën e parë me Silva, madrilenët përmbysën shpejt shifrat.

Në minutën e 18-të erdhi barazimi. Mbappe shënon nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua nga Rodrygo. Më pas “Los Blancos” shënuan dy gola në 3 minuta. Brahim Diaz shënon në minutën e 33-të pas asistit të Lucas Vasquez. Në minutën e 36-të erdhi goli i tretë për “Los Blancos” pas super kombinimit Rodrygo-Mbappe, francezi dërgon topin në rrjetë.

Në minutën e 56-të ishte radha e Rodrygos për të shënuar golin e katërt pas asistit të marrë nga Fran Garcia. Rezultati do ishte akoma edhe më i thellë, por VAR-i iu anuloi 3 gola madrilenëve.

Pas kësaj fitoreje, Reali merr vendin e parë në La Liga me 46 pikë, dy më shumë se Atletico Madrid dhe 7 pikë më shumë se Barcelona. Ndërkohë Las Palmas renditet në vendin e 14-të me 22 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll