Sport

VIDEO / Momente tensioni në ndeshjen Elbasani-Dinamo!

Gjithçka nisi në minutën e 61-të, kur sulmuesi i Dinamos, Zabërgja, shënoi për 2-0.

20 Janar 2025, 00:03 Nga DOSJA
VIDEO / Momente tensioni në ndeshjen Elbasani-Dinamo!

ELBASAN - Momente tensioni u regjistruan në tribunat e “Elbasan Arenës” në duelin mes Dinamos dhe Elbasanit  të vlefshëm për javën e 21-të të Superiores. Gjithçka nisi në minutën e 61-të, kur sulmuesi i Dinamos, Zabërgja, shënoi për 2-0. 

Gjatë momentit të përplasjes mes tifozërive, u desh edhe ndërhyrja e forcave të rendit, të cilët shoqëruan edhe disa tifozë të Elbasanit.

Interesant është fakti, se ndërkohë që në tribuna kishte përplasje, gjatë këtij minutazhi u shënuan edhe 2 gola të tjerë të shpejtë, nga Tsague në minutën e 64 dhe Mandela në 65. Për më tepër shikoni pamjet: 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll