Sport

Uzuni bën valixhet për në SHBA, Granada jep dritën jeshile!

Granada fillimisht tentoi të bllokonte transferimin e lojtarit, por tanimë është dorëzuar plotësisht dhe për më tepër, ka pranuar kërkesën e amerikanëve për mënyrën se si do të paguhen 12 milionë eurot që parashikohen në klauzolën e sulmuesit shqiptar.

19 Janar 2025, 17:53 Nga DOSJA
Uzuni bën valixhet për në SHBA, Granada jep dritën jeshile!

SPANJE - Myrto Uzuni po bëhet gati të largohet drejt SHBA-së, për të vazhduar karrierën në radhët e Austin atje. Vizitat mjekësore të së hënës janë formalitet, pasi pengesa më e madhe e cila i përkiste pagesës së klauzolës, duket se ka gjetur zgjidhje. Granada fillimisht tentoi të bllokonte transferimin e lojtarit, por tanimë është dorëzuar plotësisht dhe për më tepër, ka pranuar kërkesën e amerikanëve për mënyrën se si do të paguhen 12 milionë eurot që parashikohen në klauzolën e sulmuesit shqiptar.

Pala amerikanë e ka të pamundur të bëjë një pagesë të plotë të menjëhershme të kësaj klauzole dhe kjo d të mjaftonte për të bllokuar transferimin e Uzunit, pasi duhet që klubi që e kërkon, të dorëzojë shumën e plotë në llogaritë bankare të spanjollëve. Megjithatë, palët kanë gjetur një akord për pagesën “me këste” të klauzolës së Uzunit.

Ajo do të ketë shtirje kohore edhe në vitin e ardhshëm, duke paguar vetëm një pjesë tani. Kjo i jep fund eksperiencës së Uzunit në radhët e Granadas, ku theu të gjitha rekordet e rrjetave të tundura e padyshim u kthye në tre vite në futbollistin kryesor të këtij klubi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll