Sport

VIDEO/ Messi i përgjigjet vërshëllimave meksikane me gol dhe jo vetëm…!

Ai iu referohej tre trofeve të “Copa America” të fituar nga Argjentina, krahasuar me asnjë të tillë nga Meksika.

19 Janar 2025, 18:26 Nga DOSJA
VIDEO/ Messi i përgjigjet vërshëllimave meksikane me gol dhe jo

SHBA - Një gol me polemika u shënua në ndeshjen e parë të vitit 2025 (miqësore) të Inter Miamit, ku luan Lionel Messi, kundër Club America të Meksikës. Argjentinasi, pasi shënoi golin e barazimit 1-1, pas një asistimi nga Suarez, u përball me vërshëllimat e publikut kundërshtar gjatë gjithë ndeshjes. 

Pas golit, Messi u kthye me shpinë duke treguar emrin e tij mbi fanellë dhe më pas, me gjeste të dorës, dërgoi një mesazh që dukej sikur thoshte: “Unë kam tre, po ju?”.

Ai iu referohej tre trofeve të “Copa America” të fituar nga Argjentina, krahasuar me asnjë të tillë nga Meksika.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll