Sport

Më në fund Marcus Rashford zgjedh ekipin e ri!

Formula e transferimit pritet të jetë huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerje. Gjithsesi, brenda javës që vjen pritet të vijë zyrtarizimi i marrëveshjes dhe të mësohen detajet e plota.

19 Janar 2025, 23:05 Nga DOSJA
Më në fund Marcus Rashford zgjedh ekipin e ri!

ANGLI - Marcus Rashford, një nga futbollistët më të kërkuar në merkaton e janarit, duket se ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij. “Fichajes.net” raporton se destinacioni i ri i anglezit do jetë Bundesliga, aty ku e pret Dortmundi.

Negociatat mes klubit verdhezi dhe Manchester United janë në fazën përfundimtare dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, Rashford mund të udhëtojë drejt Dortmundit për t’iu nënshtruar ekzaminimit mjekësor të enjten që vjen.

Skuadra gjermane, e njohur për qasjen e saj rinore dhe dinamike, e sheh Marcus Rashford si një element kyç për të forcuar sulmin e tyre dhe për të bërë diferencën.

Formula e transferimit pritet të jetë huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerje. Gjithsesi, brenda javës që vjen pritet të vijë zyrtarizimi i marrëveshjes dhe të mësohen detajet e plota.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll