Sport

VIDEO / Brighton bën surprizën, mund Manchesterin në shtëpi!

Fitore të artë në shtëpi me shifrat 3-2 arriti edhe Evertoni i Brojës ndaj Totenhemit.

19 Janar 2025, 17:56 Nga DOSJA
VIDEO / Brighton bën surprizën, mund Manchesterin në shtëpi!

ANGLI - U luajtën ditën e sotme 3 duelet e vlefshme për javën e 22-të të Premier Ligës ku u shënuan në total plot 14 gola. Brighton surprizoi në “Old Traford” Manchester United, duke e mposhtur me rezultatin 3-1.

Fitore të artë në shtëpi me shifrat 3-2 arriti edhe Evertoni i Brojës ndaj Totenhemit, ndërkohë që në duelin tjetër, Notingham Foresti, bëri detyrën në shtëpi duke mposhtu 3-2 Sauthemptonin, teksa falë këtij triumfi konfirmohet si “Hirushja” e Premier Ligës, duke barazuar me pikë Arsenalin e vendit të dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll