Politike

Mbledhja e Komisionit Rregullator të KQZ, PD: Rama po përdor ambasadat për fushatë

Franc Nuri, përfaqëses i PD-së tha gjithashtu se ata po ndihmojnë zgjedhësit sepse kanë vështirësi.

17 Janar 2025, 17:35 Nga M.B
Mbledhja e Komisionit Rregullator të KQZ, PD: Rama po përdor ambasadat
Foto ilustruese

TIRANA- Në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator, kanë vijuar debatet lidhur me procesin e regjistrimit të emigrantëve. Partia Socialiste dhee Partia Demokratike akuzojnë njëra-tjetrën për abuzime.

Opozita i kërkoi sot që KQZ-së të marrë masa, me akuzën se ambasadat po përdoren për fushatë. Franc Nuri, përfaqëses i PD-së tha gjithashtu se ata po ndihmojnë zgjedhësit sepse kanë vështirësi.

"Po ne i ndihmojnë zgjedhësit, por sepse kanë vështirësi. Ne jemi parti në opozitë, nuk po përdorim asnjë burim publik apo shtetëror. Ne po akuzojmë ministrat apo zyrtarë të tjerë të shtetit", tha Franc Nuri, përfaqësuaes i PD.

 

kqz

Sondazh

Poll