17 Janar 2025, 16:07
Nga M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, u ka bërë thirrje shqiptarëve të diasporës të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025. Në një nga rubrikat e tij në rrjetet sociale Rama tha se do të votojnë të gjithë ata emigrantë që regjistrohen deri më 4 mars. Ai u thotë emigrantëve se dhe 46 ditë kohë u kanë mbetur dhe më pas KQZ t'ua dërgojë zarfin me postë.
“Duke qenë se prej vitesh, shumë prej jush në emigracion, më kanë shkruar duam të votojmë, pse nuk votojmë, kur do votojmë, kam një merak tani që më në fund jua siguruam të drejtën votës se mos mbeteni pa votuar për shkak të mungesë së informacionit. Për shembull zgjedhjet më vërtet janë më 11 maj, por që ju nga jashtë Shqipërisë të votoni me postë nga atje ku jeni duhet të regjistroheni nga tani deri më 4 mars, ndryshe nuk votoni dot. Regjistrimi bëhet në faqen e KQZ, në adresën www.kqz.gov.al. Nuk është i vështirë, por duhen pak durim dhe duhen disa minuta. Mos përtoni dhe mos e shtyni hë nesër hë pasnesër siç e kemi ne shqipot, sepse koha fluturon.
E përsëris se do votojnë ata që regjistrohen deri me 4 mars, edhe 46 ditë kohë ka, që pastaj KQZ t’ua dërgojë votën me postë, ju ta mbushni dhe ta riktheni. Qeveria do të paguaj edhe dërgimin pas të zarfit me votën tuaj. Regjistroheni dhe votoni që ta ngremë dhe më lart respektin e Shqipërisë dhe të shqiptarit kudo ku jetoni, ju e dini se kush e përmbysi emrin e keq të vendit dhe ua ngriti kokën e ulur shumë e shumë vite në Greqi, Itali e gjetkë, prandaj s’do ta keni të vështirë këtë pjesë të vendimit se kë do votoni. Koha nuk pret, regjistrohuni”, tha ai.
edi rama
Politike
17 Janar 2025, 15:21
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar së fundmi një denoncim i cili ngre akuza se Policia e Elbas...
Politike
17 Janar 2025, 14:53
r.ll
donald trump
TIRANË- Më 20 janar Donald Trump do të bëjë betimin si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Am...
Politike
17 Janar 2025, 14:32
N.F
Hasani
KIEV- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, po zhvillon sot një ...
Politike
17 Janar 2025, 14:02
r.ll
fotot e publikuara nga pd
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja në një deklaratë për mediat k...
Politike
17 Janar 2025, 13:35
N.F
Walker
KAVAJË- Ish-ambasadori i OSBE-së, William G. Walker ka marrë pjesë sot në ceremoninë ku u dekorua nga Bashkia e K...
Politike
17 Janar 2025, 13:20
N.F
Berisha
KAVAJË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të ambasadorit am...
Politike
17 Janar 2025, 13:10
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në Facebook "Sy m'sy" i është përgjigjur komenteve në rrje...
Politike
17 Janar 2025, 13:13
N.F
Berisha
KAVAJË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të ambasadorit amerikan...
Politike
17 Janar 2025, 13:01
r.ll
pjerin ndreu
LEZHË- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pasi prefekti i qarkut, Gjergj Prendi ka dhënë dorëheqjen nga...
Politike
17 Janar 2025, 12:42
N.F
Berisha
TIRANË- Në bashkinë Kavajë po zhvillohet ceremonia e dekorimit të ambasadorit amerikan, William G. Walker me ti...