Sport

Tedesco nuk është më trajner i Belgjikës...

Federata Belge e Futbollit njoftoi këtë të premte shkarkimin e trajnerit Domenico Tedesco.

17 Janar 2025, 14:18 Nga DOSJA
Tedesco nuk është më trajner i Belgjikës...

BELGJIKE - Domenico Tedesco nuk është më trajner i Belgjikës. Kështu vendosi këtë të premte komiteti sportiv i Unionit Mbretëror të Futbollit të Belgjikës. Fati i italo-gjermanit (39 vjeç) ishte diskutuar prej disa ditësh brenda autoriteteve lokale.

I emëruar në shkurt të vitit 2023 për të zëvendësuar Roberto Martinez, ish-trajneri i Spartak Moskës dhe Leipzigut, nuk ka bindur asnjëherë, as nga metodat e tij dhe as nga rezultatet e “Djajve të Kuq”.

Belgjika u eliminua në fazën e 16-të të Euro 2024, e mundur nga Franca (0-1). Fushata e Ligës së Kombeve 2024-2025 shkoi gjithashtu shumë zhgënjyese. Të tretët në grupin e tyre, partnerët e Kevin De Bruyne duhet të përballen me Ukrainën në play-off në mars për të siguruar pozicionin e tyre në Ligën A.

Marrëdhënie katastrofike me Thibaut Courtois

Krahas vështirësisë së madhe në zbatimin e projektit të tij sportiv, Domenico Tedesco pati edhe marrëdhënie katastrofike me Thibaut Courtois, sigurisht portieri më i mirë në botë, i cili nuk pranoi të vishte fanelën e kombëtares për sa kohë që tekniku qëndronte në vend.

Për ta pasuar, favorit kryesor do të ishte francezi Rudi Garcia. Thierry Henry, ish-ndihmës trajneri nën drejtimin e Roberto Martinez (2016-18 pastaj 2021-22) është gjithashtu në garë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll