Sport

Kupa e Shqipërisë/ Hidhet shorti, goglat përcaktojnë çiftet për fazën çerekfinale...

Ndeshjet e para do të luhen më 5 shkurt dhe takimet e kthimit më 26 shkurt.

17 Janar 2025, 11:25 Nga DOSJA
Kupa e Shqipërisë/ Hidhet shorti, goglat përcaktojnë

TIRANE - U hodh paraditen e kësaj të premteje në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2024/2025.

Të pranishëm gjatë hedhjes së shortit ishin drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, përfaqësues të klubeve pjesëmarrëse dhe përfaqësues të mediave.

Në bazë të rregullores, skuadrat u ndanë në dy vazo, ku në vazon e parë u pozicionuan: Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu dhe në vazon e dytë: Laçi, Dinamo City, Bylis dhe AF Elbasani.

Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe katër çiftet çerekfinaliste që janë si më poshtë:

Bylis - Egnatia

AF Elbasani - Vllaznia

Laçi - Partizani

Dinamo City - Skënderbeu

Takimet do të luhen me sistem vajtje-ardhje dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë. Ndeshjet e para do të luhen më 5 shkurt dhe takimet e kthimit më 26 shkurt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll