Sport

E FUNDIT/ Portieri i Udineses, Maduka Okoye, dyshohet për baste të dyshimta...

E përditshmja italiane “Messaggero Veneto” zbuloi këtë të premte se Maduka Okoye, portieri i Udineses, dyshohet për baste të dyshimta në një ndeshje të Serisë A në vitin 2024.

17 Janar 2025, 14:10 Nga DOSJA
E FUNDIT/ Portieri i Udineses, Maduka Okoye, dyshohet për baste të

ITALI - Hija e basteve të paligjshme varet mbi Udinese dhe portierin e saj, ndërkombëtarin nigerian Maduka Okoye.

Kjo u zbulua këtë të premte nga Messaggero Veneto, një gazetë e përditshme nga Friuli, një rajon në veri-lindje të Italisë, e cila tregon se prokuroria publike e Udine ka hapur një hetim për portierin 25-vjeçar të lindur në Düsseldorf të Gjermanisë, pas një raportimi nga Sisal, agjencia italiane e basteve.

Ky i fundit kishte vënë re, falë algoritmeve, një fluks shumë domethënës bastesh për një ndeshje të fituar (2-1) nga Udinese në fushën e Lazios, më 11 mars 2024, dhe që lidhej me një paralajmërim të marrë nga Maduka Okoye. Ai dyshohet se ka rënë dakord me një farë Diego Giordano, pronar i një picerie të frekuentuar nga lojtarët e Udineses.

Deri në katër vjet pezullim dhe 50 mijë euro gjobë

Messaggero Veneto tregon, se nëse Okoye shpallet fajtor, ai përballet me një pezullim deri në katër vjet dhe një gjobë prej të paktën 50.000 euro. Gjatë të njëjtit sezon 2023-24, Maduka Okole ishte vendimtar në mbajtjen e Udineses në Serie A.

Aktualisht ai është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në gishtin e madh të dorës së djathtë. Kujtojmë se dy ndërkombëtarë italianë u dënuan në vjeshtën e vitit 2023 për baste në ndeshje futbolli: Sandro Tonali dhe Nicolo Fagioli, përkatësisht të pezulluar me 10 dhe 7 muaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll