Sport

E ardhmja e sulmuesit është e pasigurtë, Muller gëzon mbështetjen e tifozëve…

"Sigurisht që ka një listë me pro dhe kundër, por gjithçka është shumë e qetë”.

17 Janar 2025, 11:19 Nga DOSJA
E ardhmja e sulmuesit është e pasigurtë, Muller gëzon

GJERMANI - “Veterani” Thomas Muller dëshiron të marrë pak më shumë kohë për të vendosur. Sulmuesi 35-vjeçar gjerman, një simbol i gjallë te Bayern Munich, edhe pse nuk po del në fushë këtë sezon si dikur, nuk ka reaguar kur është përballur me zgjedhjet e trajnerit Vincent Kompany.

Për momentin, megjithatë, situata kontraktuale duhet të përcaktohet, duke qenë se ajo do të skadojë më 30 qershor,  çka do të thotë se Muller është i lirë për të nënshkruar për çdo klub tjetër që e dëshiron.

Ai luan më pak, por akoma ka ndikim. Dhe më e rëndësishmja, ka mbështetjen e plotë të tifozëve të Bayernit. Mbetet për t'u parë nëse kjo do të mjaftojë për të rinovuar kontratën me klubin bavarez:

"Sigurisht që ka një listë me pro dhe kundër, por gjithçka është shumë e qetë. Nuk do të them shumë sepse as që e mendoj. Për mua kjo nuk është një temë kaq e nxehtë”, ka deklaruar fillimisht Muller.

Duke u larguar nga gazetarët e pranishëm në zonën mikse pas fitores 5-0 ndaj Hoffenheimit, me një buzëqeshje në fytyrë, ai hodhi edhe një batutë: “Edhe mund të shitem deri në fund të janarit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll