Sport

Hellas Verona, tani pronë amerikane! Klubi blihet nga një fond investimesh në SHBA

Klubi italian tani do të drejtohet nga Italo Zanzi

17 Janar 2025, 10:00 Nga DOSJA

Hellas Verona, tani pronë amerikane! Klubi blihet nga një fond

ITALI - Klubi italian Hellas Verona u ble nga 'Presidio Investors', një fond investimi i Amerikës së Veriut, i specializuar në teknologji.

Maurizio Setti largohet nga presidenca dhe merr rolin e konsulentit të operacioneve të futbollit, me stemën italiane që tani do të drejtohet nga Italo Zanzi, i cili ishte CEO i Romës, drejtor ekzekutiv i Fox Sports Asia dhe 'zëvendës' i Ligës së Madhe të Basebollit.

"Ne jemi të përkushtuar për të nderuar traditat e klubit, ndërsa punojmë për të forcuar operacionet e tij në të gjitha fushat dhe jemi plotësisht të vetëdijshëm për përgjegjësitë që vijnë me blerjen e klubit.

Ne presim të mbështesim dhe të punojmë së bashku me ekipin, lojtarët, tifozët dhe qytetin e Verona, për të ekzekutuar një plan rritjeje për të nxitur pozicionin konkurrues të klubit dhe për të arritur potencialin maksimal”, tha Zanzi.

Vlerat e këtij transaksioni nuk janë bërë të ditura, por shtypi italian vlerëson se operacioni do të kushtojë nga 120 deri në 130 milionë euro. Hellas Verona aktualisht zë vendin e 17-të në Serinë A, me vetëm një pikë më shumë se Cagliari, që ndodhet në zonën e kuqe të klasifikimit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll