Sport

Largimi i Neymar, do të sjellë Salah te Al Hilal? Trajneri Jorge Jesus: "Nëse dëshiron të largohet, gjithçka mund të ndryshojë"

“Ne kemi një vend në dispozicion në listë, e rezervuar për një lojtar të lindur nga viti 2003 e në vazhdim”.

17 Janar 2025, 11:52 Nga DOSJA
Largimi i Neymar, do të sjellë Salah te Al Hilal? Trajneri Jorge

ARABIA SAUDITE - Dje Jorge Jesus, trajneri i Al Hilalit, gjatë konferencës për shtyp, foli veçanërisht edhe për rastin e Neymar, i cili nuk është më pjesë e planeve të tij. Por ai u pyet edhe për thashethemet për interesimin e fortë për Mohamed Salah, të cilit i përfundon kontrata te Liverpool.

"Ne kemi vetëm një vend të lirë në listën e federimeve. Është për një lojtar 21 vjeç ose më i ri, dhe mund të na duhet të shtojmë ndonjë tjetër bazuar në analizën tonë. Ne po kërkojmë një anësor, pa përjashtuar asnjë lojtar nga lista.

Kjo është ajo që ne po kërkojmë për momentin dhe jam i kënaqur me grupin që kam, por në futboll ka raste kur gjërat mund të ndryshojnë, nëse ndodh që një lojtar dëshiron të largohet, atëherë gjithçka mund të ndryshojë”.

Sa i përket të ardhmes së Neymar: "Ai është ende nën kontratë me Al Hilal dhe ndoshta i takon atij të vendosë të ardhmen e tij. Varet nga klubi, nuk di asgjë për të ardhmen e Neymar. Ne kemi një vend në dispozicion në listë, e rezervuar për një lojtar të lindur nga viti 2003 e në vazhdim”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll