Sport

Deulofeu po torturohet nga dëmtimet e vazhdueshme: "Kam dy vjet që luftoj kundër diçkaje, që shkon përtej biologjisë"...

Anësori spanjol tashmë i ka përfunduar kontratën me Udinese, por vazhdon të rikuperohet me mbështetjen e klubit italian

17 Janar 2025, 09:30 Nga DOSJA

Deulofeu po torturohet nga dëmtimet e vazhdueshme: "Kam dy vjet

ITALI - Kalvari i dëmtimeve vazhdon të rëndojë karrierën e Gerard Deulofeu, i cili nuk ka konkurruar praktikisht prej dy vitesh. Ai tashmë ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju në vitin 2020 dhe që atëherë është detyruar të ndalojë për shkak të komplikimeve të shumta në të njëjtën zonë.

Kontrata që e lidh atë me Udinese ka përfunduar, por klubi italian dhe Deulofeu kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku thuhet se palët janë ende duke punuar së bashku.

"Udinese Calcio dhe Gerard Deulofeu së bashku ofrojnë një përditësim mbi gjendjen e kampionit katalanas, dy vjet pasi problemi në gju e detyroi atë të largohej nga fusha. Geri është pjesë e familjes Udinese dhe vazhdon të luftojë, me mbështetjen e vazhdueshme të klubit dhe të gjithë tifozëve, për t’i magjepsur sërish të gjithë, si gjithmonë, në drejtkëndëshin e gjelbër”,- kanë shkruar ata.

Kësaj i është shtuar edhe deklarata e Deulofeu për ‘Sky Sport Italia’. Anësori spanjol 30-vjeçar thotë se është duke u përmirësuar dhe se nëse arrin të kthehet në fushë, do ta bëjë këtë duke veshur fanelën e Udineses, e cila aktualisht zë vendin e 9-të në Serie A.

"Kam kaluar një kohë të keqe, dy vjet më parë kam këputur tendinën e Akilit kundër Napolit, por u shërova dhe munda të luaja me tendinën e këputur kundër Sampdorias. Lajmi i keq erdhi pas asaj ndeshje, kur e kuptova se për fat të keq, pas operacionit kisha marrë një infeksion të kërcit, është e vështirë, kockat më dhembin, është diçka që po luftoj për dy vjet, kundër diçkaje që pothuajse shkon përtej biologjisë.

Tani jam më mirë se sa isha disa muaj më parë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Për mua është shumë e vlefshme: nëse do të luaj përsëri, nuk kam dyshim se do të jetë me këtë fanelë, për këtë klub dhe për këta njerëz që më kanë ndihmuar gjithmonë. Marrëdhënia dhe mbështetja e tyre vazhdojnë të jenë të veçanta”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll