Politike

Arrestimi i Ilir Metës/ Gjokutaj dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë për ndryshim të masës së sigurisë: Do t'i drejtohemi Strasburgut nëse duhet

Gjokutaj tha se nuk ka prova për ta mbajtur Metën në burg dhe se Gjykata e Lartë duhet të tregojë integritet në vendimmarrjen e saj.

17 Janar 2025, 12:07 Nga r.ll
Arrestimi i Ilir Metës/ Gjokutaj dorëzon rekursin në
ilir meta

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekursin për masën e sigurisë të vendosur ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.  Gjokutaj tha se nuk ka prova për ta mbajtur Metën në burg.

“Kam dorëzuar rekursin ndaj vendimit që ka caktuar masën arrest në burg për zotin Meta. Kemi paraqitur të gjitha argumentet që nga ndalimi kriminal, pastaj për secilin episod, si lobimin në SHBA, për të cilin Meta ka dhënë shpjegime në të cilën nuk ka asnjë penalitet. Është i sqaruar procesi për lobi, kemi sqaruar deklarimin e pasurisë që e ka bërë atë, pastaj edhe për CEZ-DIA, çështje që është bazuar mbi kallëzues të rremë dhe prova të marra në kundërshtim me ligjin. Duke mos pasur dyshim të arsyeshëm dhe as prova mbi këto 3 episode, i jemi drejtuar Gjykatës së Lartë për revokimin e masës arrest me burg", tha avokati. 

Arrestimi i Ilir Metës/ Gjokutaj dorëzon rekursin në

Më tej u shpreh se Gjykata e Lartë duhet të tregojë integritet. Ai njoftoi se do ta vazhdojnë betejën deri në Strasburg, njëjtë si në rastin e kreut të PD-së, Sali Berishës. 

"Ne do ta vazhdojmë këtë betejë, është e njëjta rrugë që ndoqëm dhe me Berishën, do t’i drejtohemi Strasburgut nëse do të jetë e nevojshme. Pasi të lexoj vendimin do mundohem ta kuptoj dhe më pas do të vendos se çfarë do të bëj”, tha Gjokutaj.

Presidenti i PL-së u arrestua më 21 tetor 2024, ndërsa bashkë me deputeten Monika Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ. 

genc gjokutaj ilir meta gjykata e larte

Sondazh

Poll