Sport

Rei Manaj nën shënjestrën e një tjetër gjigandi turk!

Mediat turke kanë raportuar sot se Beshiktashi është shumë i interesuar për të firmosur me Manajn.

15 Janar 2025, 19:22 Nga DOSJA
Rei Manaj nën shënjestrën e një tjetër gjigandi turk!

TURQI - Rei Manaj rinovoi pak ditë më parë kontratën e tij me Sivaspor, por kjo nuk ka mbyllur të gjithë zërat e merkatos rreth sulmuesit shqiptar. Interesimi i Trabzonspor për të u zbeh pak pasi u vendos klauzola e largimit prej 4 milionë eurosh.

Duket se një tjetër emër i madh i futbollit turk është gati ta paguajë këtë shifër që në janar. Mediat turke kanë raportuar sot se Beshiktashi është shumë i interesuar për të firmosur me Manajn.

Skuadra e Stambollit po synon të përforcojë repartin e avancuar për shkak se Imobile nuk po shfaqet në nivelin e kërkuar dhe duke parë që ofertat për të nuk mungojnë, rrugët me italianin pritet të ndahen shpejt. Kësisoj, Manaj do të ishte opsioni i parë për Beshktashin, sipas mediave turke.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll