Sport

Arrijnë përforcimet për Mottan: Alberto Costa në JMedical, Kolo Muani pritet në Torino

Mbrojtësi i djathtë portugez vjen nga Vitoria Guimaraes për rreth 15 milionë euro, ndërsa sulmuesi i PSG-së është i huazuar deri në qershor.

15 Janar 2025, 12:30 Nga DOSJA

Arrijnë përforcimet për Mottan: Alberto Costa në JMedical,

ITALI - Juventus ka bërë lëvizjen e parë të këtij sesioni të merkatos dimërore. Alberto Costa, në fakt, po përgatitet të vishet bardhezi: mbrojtësi, i cili u ul gjatë natës në aeroportin e Torinos Caselle, ka nisur vizitat mjekësore në J Medical.

Portugezi, i lindur në vitin 2003, u mor nga Vitoria Guimaraes në një operacion me vlerë rreth 15 milionë euro në total për të forcuar korsinë e djathtë.

Kolo Muani pritet në Torino…

Këto janë orë shumë të nxehta në merkaton e transferimeve te Juventus. Pas pritjes së Alberto Costa në J Medical për vizitat e tij, së shpejti në Torino pritet edhe Kolo Muani. Pas marrëveshjes mes klubeve për një huazim të thatë deri në qershor, sulmuesi i PSG-së i tha po propozimit të Juventusit dhe do të mbështesë departamentin e avancuar të Thiago Motta-s.

Për momentin nuk është ende e qartë se kur sulmuesi francez do të mbërrijë në Torino, por gjithçka duhet të ndodhë shumë shpejt gjatë ditës ose më së voni mëngjesin e së enjtes. Synimi i trajnerit të Juventusit në fakt është që lojtari ta ketë në dispozicion tashmë për seancat e ardhshme stërvitore në kuadër të ndeshjes së madhe ndaj Milanit. 

B.T (Dosj.al)

Sondazh

Poll