Sport

Ronald Araujo mendohet dhe vendos të rinovojë me Barcelonën… 'Harrohet' Juvja

Mbrojtësi i Blaugranas do të bindet nga drejtori sportiv Deco për të qëndruar në Katalonjë

15 Janar 2025, 14:00 Nga DOSJA

Ronald Araujo mendohet dhe vendos të rinovojë me

SPANJE - Ndonjëherë zemra shkon përtej çdo pretendimi ekonomik. Ronald Araujo di diçka për këtë dhe pas presionit të gjatë të Juventusit, po mendon të qëndrojë te Barcelona dhe të heqë dorë nga propozimi i bardhezinjve.

Negociatat nuk janë mbyllur ende, por ndërhyrja e drejtorit sportiv të Blaugranës,  Deco, do të ishte vendimtare në nisjen e rinovimit të kontratës, siç raporton Mundo Deportivo. 

Mundësia për t'u përfshirë në qendër të projektit do ta kishte bindur Araujo të qëndronte, pavarësisht një oferte nga Juventusi afër 50 milionë eurove.

Një vepër bindëse, që do të ishte promovuar edhe nga trajneri Hansi Flick, i vendosur për të mbajtur kapitenin e tij, por dhe nga Robert Lewandoski, i cili në fund të finales së  Superkupës së Spanjës do t'i kishte kërkuar Araujo të mendohej përsëri dhe të shtynte çdo vendim deri në fund të sezonin e ndeshjeve.

Në këtë pikë Juventus tani ka vendosur të kthehej drejt objektivave të tjerë, duke filluar nga  David Hancko, një mbrojtës aktualisht te Feyenoord dhe i vlerësuar fillimisht për qershorin. 

Cristiano Giuntoli dhe shoqëruesit e tij do të kishin kontaktuar klubin holandez në mëngjes duke ofruar 20 milionë plus bonuse dhe kështu do të bindin Feyenoord që ta shesë tashmë në këtë seancë të janarit.

Emrat e Kevin Danso të Lens dhe Fikayo Tomori të Milanit janë më larg, megjithatë këta emra mund të kthehen në modë nëse Juventus nuk arrin të mbyllet as për Araujo, as për Hancko. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll