Sport

Sahin në fund të rreshtit, Dortmundi po mendon t'ia besojë stolin Erik ten Hag

Nuri Sahin, në moshën 36-vjeçare, me siguri kishte nevojë për më shumë përvojë përpara se të ulej në stolin e Borussia Dortmundit

15 Janar 2025, 13:30 Nga DOSJA

Sahin në fund të rreshtit, Dortmundi po mendon t'ia besojë

GJERMANI - Marrja e trashëgimisë së një trajneri të aftë për ta sjellë skuadrën në prag të Bundesligës dhe finales së Ligës së Kampionëve nuk ishte e lehtë. 

Nuri Sahin, në moshën 36-vjeçare, me siguri kishte nevojë për më shumë përvojë përpara se të ulej në stolin e Borussia Dortmund, një klub që ai e njeh shumë mirë se ka luajtur për shumë vite.

Shifrat e ish-mesfushorit, veçanërisht në kampionat, kanë bërë që klubi të reflektojë prej disa javësh: vendi i nëntë, nëntë humbje në total, dhe eliminim nga Kupa e Gjermanisë.

Verdhezinjtë mbijetuan vetëm në Champions League, ku arritën katër fitore në gjashtë ndeshje; shumë pak për të gjykuar pjesën e parë të sezonit si të kënaqshme dhe këtu hija e rëndë e halonadezit Erik ten Hag, i shkarkuar dy muaj më parë nga Manchester United, rri pezull mbi Sahin. A do të vijë pika e kthesës?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Borussia Dortmund (@bvb09)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll