Sport

KUPA E SHQIPERISE / Kualifikohen Dinamo, Egnatia dhe Skënderbeu!

Këto sfida që u luajtën në kuadër të 1/8-ave nuk kishte surpriza.

15 Janar 2025, 19:11 Nga DOSJA
KUPA E SHQIPERISE / Kualifikohen Dinamo, Egnatia dhe Skënderbeu!

TIRANE - Kanë përfunduar 3 ndeshjet e para të ditës së sotme, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Këto sfida që u luajtën në kuadër të 1/8-ave nuk kishte surpriza.

Egnatia ia doli që të triumfonte me rezultatin 4-0 përballë Kastriotit. Krutanët ishin të pafuqishëm ndaj kampionëve të Shqipërisë, që dominuan gjatë gjithë 90 minutave.

Në krahun tjetër, Dinamo e Ilir Dajës i ‘tregoi dhëmbët’ skuadrës së Erzenit. Dinamovitët morën një fitore të merituar me rezultatin 6-1. Ai që ra më së shumti në sy ishte Mandela, i cili shënoi plot 3 gola.

Në sfidën tjetër, por jo më pak të rëndësishmen, Skënderbeu triumfoi minimalisht 1-0 kundër skuadrës së Vorës. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Rabiu në minutën e 71’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll