Sport

KUPA E SHQIPERISE / Partizani siguron biletën për në çerekfinale!

Të dy golat për të kuqtë u shënuan nga Albers Keko.

15 Janar 2025, 19:08 Nga DOSJA
KUPA E SHQIPERISE / Partizani siguron biletën për në

TIRANE - Partizani shkon në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. “Demat” kanë mposhtur në shtëpi skuadrën e Apolonisë së Fierit me rezultatin e pastër 2-0. Të dy golat për të kuqtë u shënuan nga Albers Keko.

Në krahun tjetër, në sfidat Vllaznia – Besa dhe Teuta – Elbasani nuk ka patur gol përgjatë 90 minutave. Të dyja këto ndeshje kanë shkuar në shtesat 30 minutëshe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll