Sport

Ardian Ismajli, shtylla e Empolit në mbrojtje, gati për ndeshjen ndaj Interit

Tani bëhet e ditur se çdo telash fizik është lënë pas dhe qendërmbrojtësi i Kombëtare shqiptare, Ardian Ismajli është i gatshëm për t’u rreshtuar në radhët e Empolit.

15 Janar 2025, 12:00 Nga DOSJA

Ardian Ismajli, shtylla e Empolit në mbrojtje, gati për ndeshjen ndaj

ITALI - Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, do të jetë gati për ndeshjen e radhës së Empolit në Serinë A në fundjavë. Konfirmimi vjen nga mediat pranë klubit, të cilat kanë mësuar se futbollisti ka lënë plotësisht pas telashet që përjetoi në ndeshjen ndaj Lecces.

Ismajli nuk ishte në formën e tij optimale dhe la shumë për të dëshiruar në minutat e parë të sfidës, ndërsa më pas kërkoi zëvendësim pasi nuk mund të vazhdonte më. Një gjë e rrallë për lojtarin shqiptar, i cili ka spikatur pikërisht për shpirtin e tij të garës.

Deklarata e trajnerit D’Aversa pas ndeshjes, shpjegoi arsyen e vërtetë të kësaj paraqitje të Ismajlit, e cila ishte pasojë e një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë javës që kishte kryer në dorë.

Kjo duket se qetësoi disi situatën rreth mbrojtësit, ndërsa tani bëhet e ditur se çdo telash fizik është lënë pas dhe qendërmbrojtësi i Kombëtare shqiptare, Ardian Ismajli është i gatshëm për t’u rreshtuar në radhët e Empolit.

Kësisoj, ai do të jetë gati për ndeshjen e fundjavës kundër Interit, një prej skuadrave që kishte shfaqur interes për një transferim të mundshëm të futbollistit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll