Sport

City, ofertë zyrtare Eintrachtit për Marmoush: marrëveshja mund të mbyllet këtë javë

Trajneri i Eintracht Frankfurt, në prag të ndeshjes kundër Freiburgut për Marmoush: “Omar është këtu, do të luajë për Eintrahtin dhe nuk përjashtohet që të qëndrojë këtu”.

15 Janar 2025, 13:00 Nga DOSJA

City, ofertë zyrtare Eintrachtit për Marmoush: marrëveshja mund

ANGLI - Muaji janar premton të jetë shumë i gjatë për Eintracht Frankfurt. Manchester City, siç raporton Fabrizio Romano, i ka paraqitur një ofertë zyrtare klubit gjerman për Omar Marmoush, e cila megjithatë ende nuk është në lartësinë e pritshmërive të kompanisë gjermane që zotëron kartonin e sulmuesit.

Megjithatë, palët po negociojnë me optimizëm dhe po diskutojnë për pagën e lojtarit. Shpresa është që marrëveshja të mund të përmbyllet pozitivisht këtë javë.

Dino Toppmoller, trajneri i Eintracht Frankfurt, foli dje në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Freiburgut edhe për Marmoush: “Omar është këtu, do të luajë për Eintrahtin dhe nuk përjashtohet që të qëndrojë këtu”.

Megjithatë, të shtunën e kaluar, Markus Krosche, anëtar i këshillit sportiv të Eintracht Frankfurt, është shprehur kështu në Frankfurter Rundschau: "Një klub ka shprehur interes për Omarin. Deri më tani, asgjë tjetër nuk ka ndodhur.

Ne do të flasim për këtë vazhdimisht. Nuk mund t'i marrësh fjalë për fjalë thashethemet dhe raportet, pasi jo gjithçka që thuhet edhe shkruhet. Qëllimi ynë është ta mbajmë ekipin të bashkuar, nëse nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme. Dhe kjo nuk ka ndodhur akoma."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll