Sport

Nuk ka tym pa zjarr... Gjermanët dyshojnë për vizitat e Erik Ten Hag në Dortmund

Trajneri holandez ka qenë shpesh në ambientet e klubit gjerman

15 Janar 2025, 10:00 Nga DOSJA

Nuk ka tym pa zjarr... Gjermanët dyshojnë për vizitat e Erik Ten

GJERMANI - Trajneri holandez Erik ten Hag ishte një prani e dukshme në tribunat në Signal Iduna Park, shtëpia e Borussia Dortmund. Ai pa humbjen kundër Bayer Leverkusen, 2-3, dhe spekulimet u shtuan për një thashethem, që tashmë ishte shfaqur në mediat sociale.

Shtypi anglez pretendon se trajneri 54-vjeçar, i shkarkuar nga Manchester United në tetor, është një lloj ‘trajneri në hije’ në skuadrën gjermane.

Drejtuesi teknik i skuadrës është Nuri Sahin, i cili vazhdon të ketë besim të plotë nga ana e drejtuesve të Dortmundit, por ka nga ata që besojnë se Ten Hag duhet ta marrë skuadrën sa më shpejt që të jetë e nevojshme, dyshime që lindin edhe nga marrëdhënia e shkëlqyer që ka me Matthias Sammer, ish-kapiten dhe këshilltar aktual i klubit gjerman.

Përveç vizitave të ndryshme në stadiumin e Dortmundit, imazhet e bisedave publike me drejtorin sportiv Sven Mislintat dhe menaxherin Carsten Cramer, ndihmojnë në trashjen e 'komplotit'. Një telenovelë që sigurisht do të ketë shumë zhvillime në ditët në vijim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll