Sport

E akuzuar për fyerje raciste: Sam Kerr del në gjykatë…

Lojtarja australiane e Chelsea është 'përleshur' me një shofer taksie dhe një oficer policie

15 Janar 2025, 09:30 Nga DOSJA

E akuzuar për fyerje raciste: Sam Kerr del në gjykatë…

ANGLI - Njolla bie në pëlhurën më të mirë. E njohura Sam Kerr, futbollistja e Chelseat dhe e konsideruar si një nga më të mirat në botë, doli në gjykatë këtë të martë, pasi u akuzua për fyerje raciste ndaj një oficeri policie.

Rasti daton në janar 2023 dhe u zhvillua në Twickenham, në jug të Londrës. Lojtarja 31-vjeçare australiane nuk u pajtua me shumën e parave të kërkuar nga një shofer taksie dhe diskutimi u përshkallëzua derisa u desh të thirreshin autoritetet.

Kur një oficer policie mbërriti për të vlerësuar rastin, Sam Kerr u zemërua dhe e ofendoi oficerin e policisë me fjalë raciste. Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për datën 2 shkurt.

Kujtojmë që Kerr është një nga figurat më të mëdha te Chelsea, klubi të cilit iu bashkua në vitin 2019, duke ardhur nga Chicago Stars FC. Që atëherë, ajo ka shënuar 99 gola në 128 ndeshje të luajtura për blutë e Londrës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll