Sport

Mourinho sërish në sulm: “Historia e disa ndeshjeve është shkruar paraprakisht”...

“Nëse të gjitha ndeshjet do të ishin do të luanim normalisht si sot, ne do të ishim në një pozicion tjetër”

15 Janar 2025, 09:00 Nga DOSJA

Mourinho sërish në sulm: “Historia e disa ndeshjeve

TURQI - Fenerbahçe e Jose Mourinhos mundi Konyasporin 3-2 të hënën dhe trajneri portugez iu rikthye sulmit ndaj sistemit të futbollit turk: ​

​“Në futbollin e sotëm duhet të kesh një kulturë taktike, të jesh në gjendje të luash dhe ta ndërtosh lojën në mënyra të ndryshme. Sot luajtëm një lojë të mirë dhe konkurruese. Përgëzoj edhe Konyasporin, ata janë një skuadër e mirë, duan të vënë në jetë idetë, janë intensivë dhe nuk kanë frikë të luajnë për rezultat”.

Ish-trajneri portugez i Romës dhe Interit shpjegon: "Është turp që nuk ka gjithmonë ndeshje të tilla në ligën turke. Sepse historia e disa ndeshjeve është shkruar paraprakisht. Skuadra ime nuk është perfekte, por nëse të gjitha ndeshjet do të ishin do të luanim normalisht si sot, ne do të ishim në një pozicion tjetër, po kështu është situata jonë, por, siç thashë, historia e disa ndeshjeve është e shkruar paraprakisht,"tha ai.

Nuk është hera e parë që “Special One” shpreh publikisht pakënaqësinë e tij, gjë që padyshim po e bën gjithnjë e më shumë armiq. Fenerbahçe është aktualisht i dyti, tetë pikë pas Galatasaray, lideri i padiskutueshëm dhe objektivi i Mourinhos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll