Politike

Veliaj merr vendimin, Dita e Verës do të festohet në 17 mars: E vendosi shumica! (FOTO)

11 Mars 2019, 12:14 Nga DOSJA
Veliaj merr vendimin, Dita e Verës do të festohet në 17 mars: E

TIRANË- Një ditë pasi kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj hapi një sondazh në rrjetet sociale lidhur me festimet për Ditën e Verës, sot është mbyllur dilema. (Lexo ketu)

Vetë Veliaj, njofton se festimet për Ditën e Verës nuk do të zhvillohen në 14 mars si çdo vit, por në 17 mars, që sipas tij është një ditë me kohë pa shi.

Kryebashkiaku thotë se ky vendim u mor nga shumica, megjithëse nuk ka komentuar kundërshtitë që nisën që dje në rrjetet sociale.

“Shumica vendosi! Duhet ta bëjmë më shpesh këtë! Në të tre rrjetet sociale Tëitter, Facebook dhe Instagram mbi 10,000 vetë morën pjesë në votim! Festimet për Ditën e Verës në Tiranë do të zhvillohen të Dielën ? 17 Mars – evitojmë shiun, shijojmë mbi 50 evente familjare”, shkruan Veliaj në Facebook.

Por Veliaj, tejkalon kompetencat duke ndryshuar datën e festimeve për Ditën e Verës. Ligji Nr.7651, datë 21.12.1992, Për festat zyrtare e ditët përkujtimore e thotë qartë se Dita e Verës është një festë zyrtare e cila, futet në kalendar vetëm nga Komisioni pranë Këshillit të Ministrave.

Dita e Verës është një festë e lashtë pagane, e cila festohet edhe në Shqipëri. Kremtimet bëhen në nder të natyrës dhe bimësisë që merr jetë me 14 mars. Ëmbëlsira tradicionale e kësaj ditë është Ballokumja.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dita e veres erion veliaj festimet për ditën e verës dita e veres erion veliaj festimet për ditën e verës

Sondazh

Poll