Politike

Çështja për “ligjin e zonave të mbrojtura”, Gjykata Kushtetuese e kalon për shqyrtim

Mësohet se vendimi për shqyrtimin e çështjes në seancë publike u dha nga kolegji i Gjykatës Kushtetuese.

13 Janar 2025, 12:51 Nga I.A

Çështja për “ligjin e zonave të mbrojtura”,

TIRANË- Gjykata Kushtetuese në vend ka vendosur që të marrë përsipër çështjen për “ligjin e zonave të mbrojtura”. Mësohet se vendimi për shqyrtimin e çështjes në seancë publike u dha nga kolegji i Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën që pritet të mbahet së shpejti palët do të dëgjohen mbi padinë e 37 deputetëve të opozitës që kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura. Deputetja Ina Zhupa gjatë dorëzimit të kërkesës theksoi se ligji është në shkelje të kushtetutës dhe nuk i shërben interesit publik.

74 deputetë të mazhorancës ngritën kartonat jeshilë në një seancë të shkurtër për projektligjin e Zonave të Mbrojtura, duke bërë një vesh shurdh ndaj paralajmërimeve të organizatave mjedisore dhe Bashkimit Europian. Ndryshimet e reja rrezikojnë sipas aktivistëve mjedisorë dëmtimin pa kthim të natyrës së mbrojtur, duke lejuar ndërtime të rënda brenda tyre për arsye ekonomike dhe turistike. Në seancë u votua varianti i sjellë nga qeveria në momentin e fundit pa konsultim publik, dhe pse delegacioni i BE i kërkoi Kuvendit ta tërhiqte, pasi dispozitat binin ndesh me legjislacionit europian për mjedisin.

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll